Deputeti i PD-së Genc Pollo është i vetmi nga PD që deri tani ka komentuar kritikat e një dite më parë të ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu për reformën në drejtësi.
Në një status në Facebook, Pollo shkruan se po bëhet populizëm dhe arrogancë për reformën në drejtësi.
“Përsëri populizëm, arrogancë e madje folklorizëm mbi reformën në drejtësi. Shqip e anglisht. Duhet të bëhet, do të bëhet por siç duhet!!”, shkruan deputeti demokrat Genc Pollo.