Bykylkbashi:3 Kongresmenë amerikanë kërkojnë reformën sipas nenit 88

0
111

Bykylkbashi:3 Kongresmenë amerikanë kërkojnë reformën sipas nenit 88

Deputeti demokrat Oerd Bykykbashi deklaroi se letra e 3 kongresmenëve amerikanë duhet të shërbejë si shtysë për mazhorancën për të zhbllokuar reformën në drejtësi

Deputeti demokrat Oerd Bykylkbashi, njëherazi nënkryetar i Komsionit të Posaçëm për reformën në drejtësi ka publikuar ditën e djeshme një letër të 3 kongresmenëve amerikanë drejtuar sekretarit amerikan të shtetit John Kerry. Sipas demokratëve, Kongresmenët Dana Rohrabacher, David Jolly dhe Robert Aderholt në letrën e tyre duke iu referuar Komsionit të Venecias kanë sygjeruar si zgjidhje të çështjes, zbatimin e rekomandimit 88. “Letra që kongresmenët amerikanë, Kryetari i Komitetit për Europën në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan Dana Rohrabacher dhe David Jolly e Robert Aderholt i kanë drejtuar Sekretarit Kerry,  lidhur me reformën në drejtësi është një kontribut i çmuar për tiu dhënë shqiptarëve nje drejtësi të pavarur sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe që garanton moskapjen politike.Kongresmenët amerikanë duke iu referuar Komisionit të Venecias kanë sugjeruar si zgjidhje të çështjes së vetme ku palët nuk bien dakord, adoptimin dhe zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, duke e konsideruar këtë si garanci për një reformë të suksesshme dhe të gjithpranuar në drejtësi,” – theksoi deputeti demokrat.Bykykbashi  tha se partia Demokratike shpreson që letra e kongresmenëve të shërbejë si shtysë për zhbllokimin e reformës në drejtësi. “Urojmë dhe shpresojmë që ky angazhim i kongresmenëve amerikanë të shërbejë si një shtysë për mazhorancën për të zhbllokuar reformën në drejtësi, duke i dhënë zgjidhjen e propozuar nga Komisioni i Venecias në rekomandimin 88.Uroj që Edi Rama të heqë dorë nga përpjekja e tij për të kontrolluar gjyqësorin dhe t’i hapë rrugë konsensusit për reformën në drejtësi si rruga e vetme per tju dhënë qytetareve drejtësinë qe duan, drejtësinë që nuk mbron por ndëshkon krimin dhe korrupsionin,” – deklaroi ai.

Qëndrimi

3 kongresmenët amerikanë, me anë të një letrë  i kërkuan sekretarit amerikan të Shtetit të punojë me qeverinë shqiptare në mënyrë që të vazhdojë detyrën e saj në lidhje me reformën në drejtësi. “ Me respekt ne ju inkurajojmë të punoni me qeverinë shqiptare në mënyrë që të vazhdojë detyrën e saj për reformën në drejtësi. Marrdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë dhe interesat tona të përbashkëta për sigurinë dhe lirinë janë të një rëndësie të madh,’’ – shkruhet në letrën  e 3 kongresmenëve të SHBA – së. Sipas 3 kongresmenëve rekomandimi 88 i Venecias siguron zgjidhje në një kohë kur reforma në drejtësi ka mbetur e bllokuar në këtë pikë. “ Ne besojmë se liderët poltikë në Shqipëri janë afër arritjes së një marrveshjeje mbi rekomandimet e Komsionit të Venecias, sidmos për rekomandimin 88 të saj që siguron zgjidhjen ne një kohë kur lidërët politikë janë në një rrugë pa krye, “ – thuhet në letër. Prej më shumë se një jave mazhoranca dhe opozita kanë ndërprerë negpciatta për gjetjen e një konsensusi për pikën  e vetme që mban pezull reformën.

 

Hysi: Draftin e reformës e mbyllin përpara 15 korrikut

Antarja  e Komisonit të posaçëm për Reformën në Drejtësi Vasilika Hysi në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit u shpreh se drafti do të mbyllet brenda 15 korrikut, afatit përfundimtar të dorëzimit në Kuvend.” Komisioni i reformës ka shqyrtuar nen për nen projektligjin për gjyqësorin. Ekspertët kanë lënë disa gjëra hapur lidhur kemi kërkuar disa rregullime të statusit ligjor e më pas do kalojë. Besoj se ne do të arrijmë afatin e vendosur që është 15 korriku. Komisioni i posaçëm vepron sipas rregullores, kemi miratuar një kalendar, do respektojmë vendimin e kuvendit dhe se po punojmë për të përmbushur dhe afatet e miratuara në kalendar ,”  – tha Hysi. Projektligji për gjyqësorin është shoqëruar me debate përsa i përket profesionalizmit të gjyqtarëve, ndërkohë bëri me dije se tashmë Gjykata nuk do drejtohet nga një njeri i vetëm por nga Këshilli Gjyqësor. “Kemi pasur debate e diskutime me ekspertët vendas e të huaj, në mënyrë që të rritet profesionalizmi i gjykatësve e gjyqtarëve. Po ashtu, kompetencat që do ketë degët e gjykatave, ku do të respektohet profesionalizmi, specializimi, cilësia e shpejtësia e gjykimit. Ka pasur diskutime lidhur me kompetencat që ka gjykata. Me këtë ligj merr fund drejtimi i gjykatës nga kreu i gjykatës, por do e drejtojë një këshill gjyqësor”, – deklaroi deputetja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here