Përgjimi, pas Haki Çakos edhe Duka e Xhelili kërkojnë lirinë në apel

0
164

Artion Duka dhe Entiol Xhelili do të kenë një përballje tjetër me drejtësinë. Këtë radhë do të paraqiten në Gjykatën e Apelit. Atje do të kundërshtojnë vendimin e shkallës së parë të gjyqtarit Arjan Aliaj, i cili i la në arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike

Hetimet për pajisjen e përgjimit kanë marrë kthesë. Ato janë thelluar edhe më tej. Nga njëra anë prokuroria po heton për përfshirjen e oficëreve të drejtorisë operacionale në përgjime dhe ngaana tjetër është në pritje të përgjigjes nga interforca Italiane për vendëndodhjen e pajisjes. Por ndërsa ka në dorë shkresat që vërtetojnë sipas saj përfshirjen e dy oficerëve të operacionales në përgjime, prokuroria ende nuk ka një përgjigje nga pala Italiane. Entiol Xhelilaj dhe Artion Duka janë dy punonjësit e drejtorisë Operacionale Tiranë. Artion Duka në cilësinë e drejtorit të këtij institucioni akuzohet se ka lejuar përgjimin dhe lëvizjen e pajisjes në disa pika pa autorizimin e Prokurorisë. Ndërsa Entiol Xhelili, specialist pranë kësaj drejtorie ka bërë të mundur lëvizjen e pajisjes me makinë, duke qenë se ka qenë drejtues i mjetit me të cilën ajo lëvizej nga njëra pikë në tjetrën. Ata u arrestuan në të njëjtën ditë kur Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako iu komunikua pezullimi nga detyra për përshirje në skandalin e përgjimeve. Çako sipas akuzës ka lejuar futjen e pajisjes pa pasur rekomandimin e prokurorisë së përgjithshme, nuk ka kontrolluar dokumentacionin, pra sipas saj ka shpërdoruar akuzën.

 

Masa e sigurimit

Entiol Xhelili dhe Artion Duka nuk kanë qenë dakord me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” dhënë nga gjyqtari Arjan Aliaj. Për këtë qëllim  ata i janë drejtuar Gjykatës së Apalit. Kundërshtojnë vendimin e dhënë nga gjyqtari Arjan Aliaj. Përmes avokatëve të tyre ata kanë kundërshtuar akuzën, dukepretenduar se kanë bërë vetëm punën dhe nuk kanë kryer përgjime. Të pandehurit janë shprehur se pajisja nuk mund të kryente përgjime, por vetëm identifikonte numrat IMEI. Ky konstatim që bënë të pandehurit para gjykatës, nuk u mor parasysh. Prokuroria i akuzoi ata se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë bërë të mundur lëvizjen në kohë të ndryshme dhe në orare të ndryshme të pajisjes, e cil anë të vërtetë ishte future nga interforca Italiane për trajnimin e oficerëve të operacionales. Kjo pajisje bënte identifikimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i vinte në ndihmë policisë për të zbuluar vendëndodhjen e tyre. Prokuroria është shprehur se pajisja është lëvizur edhenë orët e vona të natës për të përgjuar të dënuarit në disa burgje dhe të paraburgosurit në disa institucione  të sigurisë së lartë. Ka dyshime se futja e pajisjes në burgje është bërë në dijeni të drejtuesve të lartë të institucioneve penitenciare. Për këtë qëllim po  hetohet nga ana e organit të akuzës, e cila ka marrë në dorë edhe regjistrat që përkojnë me dyshimet e futjes së pajisjes në burg. Paralelisht me këto hetime është duke u hetuar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.  Ky i fundit u rikthye në detyrë nga treshja gjyqësore e kryesuar nga Marie Qirjazi dhe anëtarë Fiqirete Mullai dhe Ervin Metalla.  Po për akuzën vështirësia e hetimit është e madhe për aq kohë sa interforca intaliane nuk ka kthyer përgjigje. Letërporosi drejt palës Italiane ka nisur edhe Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili pak ditë më parë tha se ishte në pritje të përgjigjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here