Bëjnë reforma, por pakësohet e ardhura në shtet

0
137

Në një kohë kur mes biznesit dhe administratës vendore ka nisur një debat i ashpër për rritjen e tarifave, mosrealizimi i të ardhurave nga pushteti vendor vazhdoi edhe gjatë muajit maj të këtij viti. Referuar të dhënave të treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave, rezulton se gjatë kësaj periudhe të ardhurat janë realizuar në masën 6.7 miliardw lekë, ndërkohë, që ishin parashikuar 8.2 miliardw lekë. Ndërkohë referuar shpenzimeve të njësive vendore për këtë periudhë vërehet se ato janë në vlerën e 11.7 miliardë lekë, një shumë kjo e konsiderueshme në krahasim me të ardhurat që mbledh.

Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, të ardhurat e të cilave shkojnë në buxhetin e shtetit, janë ato mbi pasurinë, tatimi mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale. Por referuar të dhënave, dy janë analizat që mund të bëhen, ose parashikimi është më i lartë se kapaciteti, ose pushtetarët vendorë nuk kanë patur performancën e duhur . Por në gjithë këto vite njësitë e qeverisjes vendore nuk kanë administruar në mënyrë efikase, çka është reflektuar në treguesit e të ardhurave. Ecuria e dobët e mbledhjes së të ardhurave nga pushteti vendor gjatë gjithë viteve të fundit, ka ardhur si rrjedhojë jo vetëm e një menaxhimi jo të mirë, por dhe nga niveli i ulët i kapaciteteve njerëzore që kanë shumë nga këto njësi.

Ndërkohë reforma për ndarjen e re administrative të vendit, që tashmë ka hyrë në fuqi në pjesën e dytë të vitit të kaluar, pritej të sjellë ndryshime edhe në buxhetet e planifikuara të njësive vendore. Ndërkohë për të rritur të ardhurat nga taksat sidomos ajo e pronës Bashkia e Tiranës ka propozuar që mbledhja e saj të bëhet nëpërmjet faturës së ujit, çka do ta bënte më të lehtë nga ana administrative. Por krahas mosmbledhjës së të ardhurave , pushteti vendor tashmë ka dhe një ‘plagë’ tjetër në financat e veta, ku borxhi që këto njësi i kanë kompanive private arrin në 7.2 miliardë lekë.

Kjo vlerë tashmë është njohur edhe nga Ministria e Financave, por ky institucion nuk do të paguajë asnjë lek nga buxheti i shtetit për to. Sipas financave, njësitë vendore do ta paguajnë këtë borxh nga buxhetet e tyre në vite.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here