Policia asgjeson 7983 rrënjë hashashi në Gjirokastër e Këlcyrë, vetëm një i arrestuar

0
342
Policia e Gjirokastrës dhe ajo e Këlcyrës kanë zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies 7983 rrënjë bimë narkotike, të llojit Cannabis Sattiva.
Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bëjnë të ditur se kanë arrestuar 20-vjeçarin Redon Hoxhaj, banues në fshatin “Arshi Lengo”, Gjirokastër, pasi kishte kultivuar në kopshtin e tij 333 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike ” parashikuar nga neni 284 të Kodit Penal.
Gjithashtu nga efektivët e Stacionit të Policisë Këlcyrë janë zbuluar dhe asgjësuar 7650 bimë narkotike, në vendin e quajtur “Konoshtin” në fshatin Gerdas, Këlcyrë.
Ndërkohë policia e Këlcyrës po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here