Pezullohet nga detyra shefi i anti-drogës së Korçës, dhunoi një të ndaluar nga policia

0
145

Pezullohet nga detyra shefi i antidrogës në Korçë, Buis Hysi.

Ai akuzohet për dhune ndaj një të ndaluari mëngjesin e shtunës nga forcat e sektorit të antidrogës, gjatë një aksioni nëpër lokalet e këtij qyteti.

Burime zyrtare thanë se shefi i antidrogës është pezulluar deri në sqarimin e plotë të rrethanave, që kanë të bëjnë me dhunimin e 31-vjeçarit Juxhin Kulla, ne mjediset e brendshme të Drejtorisë se Policisë.

Familjarët e Kullës kanë denoncuar të paret dhunën, ndërsa avokati ka bërë publike fotot ku dukeshin shenjat e goditjeve ndaj ushtruar ndaj Juxhin Kulles i dënuar edhe më parë për trafik të lendeve narkotike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here