Ngërçi i “drejtësisë” Kukan: Duhet dialog mes palëve, reforma në drejtësi me opozitën

0
140

 

Fleckenstain: Miratimi i reformës në drejtësi pa opozitën nuk shtrohet si çështje

 

Eurodeputeti Eduard Kukan deklaron se duhet dialog mes palëve për të votuar me konsensus reformën në drejtësi. Në një prononcim për mediat, Kukan thekson se palët duhet të angazhohen për të arritur dakordësinë mes tyre, duke vënë theksin tek rëndësia e votimit të reformës me përfshirjen e opozitës. Sipas europarlamentarit, dialogu dhe konsensusi janë pika kyçe në ecurinë e vendit drejt integrimit. “Inkurajoj dialogun politik. Është e rëndësishme për të gjithë liderët politike të flasin dhe të gjejnë rrugët për të arritur një marrëveshje. Asnjë imponim i një pale mbi një tjetër nuk është rruga e duhur, por procesi duhet të ketë mbështetjen e të gjitha forcave politike, sepse vetëm atëherë mund të sjellë progresin e qëndrueshëm të një vendi”, u shpreh Eduard Kukan.

Votim pa trafikim

Ndërkohë europarlamentarët Kukan dhe Flekenshtajn, njëkohësisht raporterët për Shqipërinë pranë Parlamentit Europian u shprehën dje për kalimin e reformës në drejtësi me konsensus dhe jo me trafikim votash.  “Miratimi i reformës në drejtësi pa opozitën nuk shtrohet si çështje. Çështja shtrohet nëse ata e kanë mazhorancën për çka kërkohet dhe në dijeninë time kjo bëhet me 2/3 e votave për të ndryshuar Kushtetutën. Nëse i kanë këto vota është në rregull, por pa i blerë ato, pasi nëse votat blihen kjo është e papranueshme për këdo”, u shpreh Knut Flekenshtajn. Ndërkaq Kukan theksoi për mediat se,:  “Blerja e votës nuk është një praktikë europiane dhe ne e refuzojmë kategorikisht atë në çdo shoqëri demokratike. Çdo përpjekje e tillë e ngjashme për të zgjidhur çështjen e një projekti kaq të rëndësishëm sikurse është reforma në drejtësi, nëpërmjet blerjes së votës, është thjeshtë e paimagjinueshme në Parlamentin Europian”.

Konsensusi

Ajo që ka mbizotëruar në qëndrimet e Parlamentit Evropian dhe zyrtarëve të lartë të BE-së në Bruksel është kërkesa për dialog politik dhe votim me konsensus të reformës në drejtësi. Mundësia e arritjes së dakordësisë mes palëve sigurisht që nuk është e pamundur, përderisa ndarja mes PS dhe PD qëndron vetëm në një pikë. Por mungesa e negociatave mes dy forcave kryesore, ku PD pretendon se socialistët nuk po kërkojnë më asnjë mundësi zgjidhjeje të çështjes, ka ndikuar në përkeqësimin e klimës politike në vend. Nga njëra anë opozita akuzon PS-në për njëanshmëri dhe tentativë për të kapur drejtësinë e nga ana tjetër socialistët e quajnë PD-në si bllokuesen kryesore të reformës në gjyqësor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here