Napoli/ Arrestohet shqiptari, shfrytëzoi për prostitucion një minorene

0
190

 

Policia italiane e qytetit të Napolit ka arrestuar sot shtetasin shqiptar Asim Koleci i datëlindjes 1987 i kërkuar prej majit të vitit 2015 nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit edhe ndaj një minoreneje.

Akuza ndaj tij ka të bëjë me faktet e shtatorit të vitit 2013 në qytetin e Kazertas kur Asim Koleci ka shfrytëzuar me qëllim prostitucioni një shtetase rumune 18 vjeç, së cilës i ka grabitur 20 mijë euro.

Gjithashtu shqiptari akuzohet po për shfrytëzim prostitucioni ndaj një shtetase shqiptare e një shtetase rumune.

Në periudhën kohore 2009-2011 Asim Koleci i ka grabitur shtetases rumune fitimin e përditshëm të saj nga prostitucioni, në shumën rreth 100 mijë euro.

Hetimet kanë verifikuar se ndaj shqiptarit Asim Koleci rëndon dhe një akuzë për grabitje e lëshuar nga Prokuroria e Avellinos më vitin 2012.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here