Lufta e Çapjave me Policinë, dalin prova të rëndësishme nga filmimet e kamerave të sigurisë

0
113

Në lidhje me sulmin me armë që ndodhi më 8 qershor në ElbasanProkuroria e Krimeve të Rënda ka siguruar një provë të fortë. Në një njoftim zyrtar të disa ditëve më parë organi i akuzës deklaroi se sulmi me armë ndaj policisë ishte filmuar, por disa materiale të reja të fiksuara nga kamerat duket se kanë nxjerrë në dritë elemente të reja të ngjarjes. Bëhet fjalë për fotografi të nxjerra nga regjistrimet e kamerave ku është bërë edhe identifikimi i protagonistëve të ngjarjes.

 

Sipas Prokurorisë, në një foto shfaqet shtetasi Bledar Muça, i arrestuar për sulmin ndaj policisë, me një armë në dorë. Pamjet janë aq të qarta, saqë kanë kapur Muçën me pistoletën e zezë në dorën e djathtë, ndërsa duket se arma ka mbetur e hapur, pasi ka shkrehur gjithë karikatorin me fishekë.

Kamera ka fiksuar pistoletën e mbetur me shul të tërhequr pas, si pasojë e faktit se në karikator nuk ka pasur më plumba. Bledar Muça, i kapur në profil nga kamera në të djathtë të tij, sipas hetuesve ndodhet në trotuarin e rrugës ku ndodhi përballja me policinë.

Ndonëse përplasja me armë ndodhi më 8 qershor pasdite, krejt trotuari është i boshatisur, pasi kamera nuk ka kapur asnjë kalimtar. Mesa duket, të shtënat kanë terrorizuar banorët e zonës që kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi javën e kaluar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre personat, Ardjan Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça, të dyshuar për “vrasje të punonjësit të policisë” në tentativë.

Organi i akuzës kërkoi ndërkohë edhe masën “arrest me burg” me afat 40 ditë për 5 të tjerë, Jetmir Shehu, Fiqiret Meçe, Kastriot Peqini, Ambri Sinakolli dhe Serxhio Hakilja, të dyshuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ata u akuzuan lidhur me konfliktin e armatosur pranë hotel “Univers” në Elbasan, ndërmjet disa persona dhe dy punonjësve të Policisë, me detyrë vëzhgimi.

Ngjarja ka ndodhur më datë 08.06.2016, rreth orës 18:50, kur mjeti tip “YYYYY”, në të cilin udhëtonin shtetasit X1 dhe X2, punonjës të forcave operacionale (FO), kanë qenë në lëvizje në rrugën “Emin Matraxhiu”.

Ata kishin detyrë mbajtjen nën vëzhgim të pjesëtarëve të familjes Çapja, për shkak të një ngjarjeje të ndodhur dy ditë më parë në Elbasan. Rreth 800 metra nga hotel “Univers”, në drejtimin perëndimor të rrugës, mjeti ku gjendeshin oficerët e Policisë ka qenë në lëvizje, drejtuesi i tij X1 ka vënë re se mjeti tip “Benz”, me targë AA 007 MZ, i cili ishte dhe mjeti që ata duhej ta mbanin në vëzhgim, i ka shoqëruar nga pas për një kohë të shkurtër dhe më pas ua ka bërë me shenjë me drita që duhej të ndalonin.

Efektivi X1 ka hapur paksa krahun, për të kuptuar se çfarë kërkonte nga ata drejtuesi i mjetit tjetër. Ndërsa mjeti ka qenë thuajse akoma i pandaluar mirë, nga dera e pasme e mjetit tip “Benz” ka dalë një person i veshur me pantallona xhins dhe bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë jeshile, i cili ka marrë në sedilje një pistolete dhe ka qëlluar drejtpërdrejt në xhamin e pasmë të mjetit “xxxxxxx”.

Këto qitje kanë thyer xhamin e pasmë dhe, pasi kanë përshkruar tejpërtej mjetin, kanë dalë nga xhami i përparmë. Edhe pse policët janë prezantuar si të tillë, të shtënat kanë vazhduar, deri sa në vendin e krimit kanë mbërritur Forcat e Ndë- rhyrjes së Shpejtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here