Shtyhet seanca e sotme plenare

0
142

Ditën  e sotme nuk do të ketë seancë plenare pasi shumë prej deputetëve janë larguar për në Francë për të ndjekur nga afër ndeshjet e Kombëtares shqiptare.

Përveç kësaj, mësohet se një tjetër arsye është edhe se ditët e fundit nuk ka pasur projektligje gati për t’u miratuar në seancë, pasi ende nuk kanë përfunduar shqyrtimin nëpër komisionet parlamentare. Madje, edhe komisionet e Kuvendit nuk janë mbledhur këto ditë për të njëjtat arsye.

Ditët e fundit, ajo që ka marrë vëmendjen më të madhe ka qenë reforma në drejtësi, e cila duhet të kalojë për miratim në Kuvend deri në fund të këtij sesioni.

Tashmë Komisioni i Posaçëm e ka miratuar projektin duke ua kaluar atë Komisioneve të Kuvendit, veçanërisht atij të Ligjeve, ku sërish puna do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Por, nëse do të ketë ndonjë ndryshim në negociatat mes PS e PD, Komisioni i Posaçëm mund të rifutet në punë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here