Itali/ Humb jetën tragjikisht 57-vjeçarja shqiptare, rrëzohet pema mbi makinë

0
152

Shqiptarja Pavlina Harapi 57 vjeç, rezidente prej 20 vitesh në komunën Levata di Curtatone në provincën e Mantovës, ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasditen e datës 15 qershor 2016.

Shkak i kësaj tragjedie ka qënë rrëzimi i një peme shekullore mbi makinën e saj.

Pavlina Harapi e kishte parkuar makinën pranë kësaj peme në një park publik të zonës.

Sapo kishte hipur në makinë, pema është rrëzuar mbi makinë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe kryetari i Bashkisë së Mantovës, Mattia Palazzi, i cili ka deklaruar se “ishte një pemë e shëndetshme por moti i keq, era e shiu i fuqishëm gjatë natës ka provokuar këtë tragjedi.”

Mediat lokale informojnë se këto pemë shekullore ishin sjellë e mbjellë pak kohë më parë në këtë park publik.

Mbi këtë fakt kryetari i Bashkisë është shprehur se “pemët janë të regjistruara e të kontrolluara. Qe një tragjedi fatale e pas kësaj ngjarje të gjitha pemët e këtij parku do të zhvendosen.”

Gjithashtu kryetarja e Komisionit të Antimafias në Parlamentin italian, Rosy Bindi, e cila gjendej në provinvën e Mantovës për prezantimin e një raporti studimor ka shprehur solidaritet të plotë ndaj familjes së viktimës e dhimbjes së të afërmve e të gjithë komunitetit.

Shqiptarja, Pavlina Harapi, ishte nënë e dy fëmijve. Ajo punonte pranë një kooperative pastrimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here