Gjykata rikthen Çakon, avokati: Nuk ka shkelje të detyrës

0
141

Haki Çako është rikthyer në detyrë. Ky është vendimi që u mor sot Gjykata e Apelit.

Sipas togave të zeza, Çako nuk ka kryer veprime të dyshueshme të shkeljes së detyrës. Çako u pezullua pak ditë më parë nga detyra me kërkesë të prokurorisë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës. Çako akuzohet për ‘Shpërdorim detyrë’ në lidhje me pajisjen përgjuese IMCI Catcher.

Fill pas mbylljes së seancës gjyqësore, avokati i Çakos, Maks Haxhia deklaroi se nuk ka asnjë vepër penale.

“Na u dha mundësia të parashtronim pretendimet tona para gjykatës, se pse masa për pezullimin nuk ka bazueshmëri ligjore, pasi nuk ka veprime të dyshueshme për shkeljen e detyrës. Pajisja ka dalë nga territori i ambasadës për trajnim”, tha Haxhia

Mësohet se trupa gjykuese përbëhen nga Marie Qiriazi dhe anëtarët Fiqirete Mullai dhe Ervin Metalla. Kreu i Policisë, Haki Çako apeloi vendimin më 9 qershor, tri ditë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Arjan Aliaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here