Drafti i ri ligjor/ Tarifa të reja për familjarët në lidhje me menaxhimin e mbetjeve urbane

0
138

Ministria e Mjedisit ka  hartuar një draft të ri për menaxhimin e mbetjeve në njësitë vendore. Në një konsultim me grupet e interesit zv.ministrja Oljana Ifti  u shpreh se  deri më tani skema nuk ka funksionuar siç duhet dhe për këtë  është dashur të ndërmerren një sërë ndryshimesh ligjore. Sipas zv.ministres është menduar edhe një tarifë e re për familjet. Ministria e Mjedisit ka hartuar një draft-ligj  i cili synon që ti japë zgjidhje menaxhimit të mbetjeve në vend .Gjatë një tryeze me grupet e interesit zv.ministrja e Mjedisit Oljana Ifti u shpreh se deri tani skema nuk ka funksionuar pasi  mbetjet depozitoheshin në landfill  ndërkohë që një  është e nevojshme që të ketë edhe riciklim të tyre. Ifti foli edhe për domosdoshmerinë e rishikimit të tarifave për familjet pasi aktualisht  janë të ulta. Në fjalën e saj ajo theksoi se: “Nxitja dhe implementimi i skemave të grumbullimit apo ndarjes së mbetjeve në burim që është hapi i parë dhe kryesor në këtë proces. Pa dyshim edukimi i publikut është një tjetër drejtim për përmbushjen e standardeve. Rritja e tarifës është zbatimi i parimit ndotësi paguan. Që ti përgjigjet kostos për menaxhimin e mbetjeve. Pa dyshim ngritja e një enti rregullator për mbetjen, i cili do të përcaktonte tarifën në bashkëpunim me bashkitë e reja”. Ligji i ri për menaxhimin e mbetjeve pritet që të implentohet nga njësitë vendore dhe pikërisht për këtë në dëgjesë ishin të ftuar të gjithë drejtuesit vendorë.

 

Në kryeqytet

Sharra nuk do të jetë landfilli i vetëm për kryeqytetin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në analizën e punës 1 vjeçare sa i takon pastrim-gjelbërimit, njoftoi se është marrë vendimi për ndërtimin e një landfilli tjetër. Bashkia ka prishur kontratat me dy kompani pastrimi, pasi sipas Veliajt, janë vlerësuar negativisht nga qytetarët. Nga Shtatori pastrimi i qendrës së Tiranës do t’i besohet ndërmarrjes së krijuar me Bashkinë e Veronës, e cila do të sjellë flote dhe kontenier të ri. Bashkia do të ofrojë vende pune në Sharrë, për të gjithë ata që merren me mbledhjen e materialeve të riciklueshme nga koshët në kryeqytet

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here