Atentati me C4 ndaj biznesmenit Suli, si u ble karta SIM e bombës

0
131

Gjykata e Tiranës dha 15 muaj burg në total për dy personat e akuzuar për sigurimin e kartës së telefonit celular të montuar në eksplozivin, me të cilin do t’i bëhej atentat biznesmenit Nuredin Suli në shkurt të këtij viti. Atentati ndaj biznesmenit dështoi, pasi pakoja me 300 gramë C4 e ngjitur në pjesën e poshtme të makinës së tij ra kur automjeti po dilte nga parkingu i pallatit. Sipas Prokurorisë, ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e konflikteve mes dy familjeve Sulo e Suli.

Të pandehurit e dosjes, Musa Çerpja dhe Julian Hamollari, u deklaruan të fajshëm për akuzën e “veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe për “shitje të paautorizuar të kartave SIM”. Ata u dënuan përkatësisht me 8 muaj dhe 6 muaj e 20 ditë burg. Referuar vendimit, i pandehuri Çerpja është personi që ka blerë dhe regjistruar fiktivisht kartën SIM që gjendej në telefonin e montuar në bombën e telekomanduar. Sipas Gjykatës, ai i jepte kartat të regjistruara të pandehurit tjetër, Hamollari. Sipas Gjykatës, të pandehurit kanë pranuar faktin e shitjes së paautorizuar të kartave SIM, por refuzojnë të tregojnë se ku i kanë shitur kartën SIM të përdorur për realizimin e qëllimit kriminal të atentatit me eksploziv ndaj biznesmenit. ATENTATI I DËSHTUAR Referuar vendimit të Gjykatës, alarmi për një atentat me eksploziv ndaj biznesmenit Nuredin Suli u dha në orën 11:15 të datës 2 shkurt 2016, kur kalimtarë të ndryshëm konstatuan një pako të dyshimtë në hyrjen e garazhin e qendrës tregtare “Kristal Center”, te Komuna e Parisit. Pakoja e mbështjellë me natriban ngjyrë jeshile e të verdhë me një aparat celular të montuar në të, të cilin e bashkonin dy fije përcjellëse me pakon, ndodhej në vendparkimin e qendrës në nivelin “-1” Pas çaktivizimit të ngarkesës nga ekspertët Antieksploziv të RENEA-s, në vendngjarje u sekuestruan një sasi 300 gramë e dyshuar si eksploziv plastik C4, një kapsollë elektrodetonatore me dy fije, një kartë SIM, si edhe prova të tjera materiale. Nga këqyrja e kamerave filmike të Qendrës Tregtare është konstatuar se kjo lëndë kishte rënë nga pjesa e poshtme e një automjeti tip “Mercedes- Benz”, me targa AA667GT, në përdorim nga shtetasi Nuredin Suli, 53 vjeç, lindur në Fier dhe banues në pallatin e qendrës tregtare. NUMRI I CELULARIT TË MINËS Nga hetimet e kryera ka rezultuar se telefoni celular i montuar në bombën e telekomanduar ishte përdorur me një numër të shtetasit Elton L. Ky person ka rezultuar të jetë shitës ambulant telefonash, por që nuk ka lidhje me ngjarjen. Nga verifikimet përmes kompanisë përkatëse është zbuluar se karta e gjetur në vendngjarje, pjesë e bombës së telekomanduar, i përket numrit 06…981 të regjistruar në emër të shtetasit Ylli H. Ka rezultuar se ky numër telefonik është blerë paketë me disa numra të tjerë me parapagesë të regjistrua në emër të këtij shtetasi dhe blerja është bërë më datën 01.02.2016 në një dyqan në rrugën “Myslim Shyri”. Ky numër është aktivizuar për herë të parë më datën 6 shkurt 2016, ora 12:27:04 dhe është provuar me thirrje telefonike dy herë më datën 8 shkurt 2016, në orën 10:45. Thirrja është bërë drejt një numri të blerë në të njëjtën ditë, po në emër të Ylli H. KAMERAT E DYQANIT Nga kryerja e veprimeve hetimore, si sekuestrimi dhe këqyrja e pamjeve filmike të administruara në dyqanin e kompanisë celulare në rrugën “Myslim Shyri”, rezulton se rreth orës 08:10 kanë hyrë njëri pas tjetrit tre persona të identifikuar si shtetasit Musa Çerpja, Ylli H. dhe një person tjetër i njohur prej tyre me emrin Xhemal, të cilët kanë blerë 20 numra telefonikë, që janë të regjistruar në emër të shtetasit Ylli H. REGJISTRIMI FIKTIV I KARTAVE SIM Sipas deklarimeve të tij, ky shtetas ka pohuar se në datë 01.02.2015, në mëngjes është takuar rastësisht në qendër me shtetasin Musa Çerpja (i pandehuri), me të cilin ai ka njohje. Gjatë bisedës, i pandehuri i ka kërkuar atij kartën e identitetit për të regjistruar disa numra telefonikë dhe për këtë shërbim i ka premtuar 20 mijë lekë të vjetër. Të dy së bashku kanë shkuar te dyqani në rrugën “Myslym Shyri” Tiranë. Në hyrje të dyqanit i pandehuri është takuar me një person tjetër i quajtur Xhemal, të cilit i ka kërkuar kartën e identitetit. Fillimisht në dyqan ka hyrë i pandehuri, i cili ka biseduar paraprakisht me operatoren dhe më pas ka thirrur njëri pas tjetrit shtetasit Ylli dhe Xhemal, të cilët kanë firmosur dokumentet për regjistrimin e këtyre numrave. Pasi kane mbaruar regjistrimin i pandehuri Musa Çerpja i ka dhënë shtetasit Ylli H. 20 lekë të vjetra dhe me pas ky i fundit është larguar.  panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here