PS voton sot reformën në drejtësi, PD dhe LSI mbledhin grupet parlamentare

0
166

Mblidhet sot në mesditë komisioni i posaçëm parlamentar i reformës në drejtësi.

Pritet që në këtë mbledhje të bëhet miratimi nen për nen dhe në tërësi i draftit që po negociohet prej kohësh mes palëve.

Pika që mban të bllokuar votimin e ndryshimeve kushtetuese është ajo e mënyrës se si do të zgjidhen anëtarët e disa institucioneve kryesore.

Opozita këmbëngul që të ketë vende të rezervuara në këto institucione ndërsa qeveria mbështet variantin e votimit në parlament me 2/3 e votave.

Përpara mbledhjes së komisionit të reformës janë lajmëruar mbledhje të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here