Meta: LSI do të votojë vetëm një reformë me konsensus

0
134

Ilir Meta ka folur hapur pas takimeve me kryetarin e PD, Basha dhe kryeministrin Rama. Ai tha se LSI është e hapur të votojë cdo reformë, mjafton që ajo të jetë me konsensus. “LSI është gati të votojë edhe një reformë PS – PD, mjafton që ajo të jetë me konsensus”, u shpreh Meta në mbledhjen e kryesisë së LSI. Ky qëndrim i Metës vjen në një kohë kur kryeministri Rama ka vendosur një vijë të kuqe për opozitën: ajo nuk mund të kërkojë “vendet e rezervuara” për procesin e vetingut. “Përndryshe le të mos ketë reformë fare”, tha Rama. Por edhe Basha u kundërpërgjigj në të njëjtën formë: “Me vetingun Rama kërkon të kapë sistemin e emërimeve në drejtësi. Nëse nuk i jep vendet e rezvuara edhe për 2 institucionet e vetingut le të mos ketë reformë”. Palët flasin për konsensus, por duket se konsensusi është tepër larg. Qëndrimi i Metës e bën të pamundur miratimin e reformës edhe me votat e trafikuara, sic ishte ideja e kryeministrit Rama dhe sic nënkuptonin deklaratat e fundit të ambasadës amerikane dhe BE -së. Pa votat e LSI dhe të PD, miratimi i reformës është tërësisht i pamundur. Sipas opozitës, ka vetëm një mënyrë për ta miratuar reforëmn me konsensus. “Ashtu sic pranoi vendet e rezervuara për KLGJ dhe KLP, Rama mund t’i pranojë edhe për vetingun, sic ka rekomandaur Komisioni i Venecias”, u shpreh dje Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here