Prokuroria, ja përse akuzohet Elvis Roshi

0
134

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi është arrestuar nga policia pasditen e sotme. Ai është transferuar në komisariatin e policisë në Kavajë.

Arrestimi i tij është bërë me kërkesë të Prokurorisë, ndërsa gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Prokuroria thekson se ai ka fshehur dënimin për përdhunim në Itali në vitin 1995, ndërsa ka pasur probleme me ligjin edhe në shtetin zviceran.

“Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës rezulton se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit.

Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.

Gjithashtu subjekti Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit”, sqaron Prokuroria.

Në fakt tjetër i zbuluar nga Prokuroria është se Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Evropës. Kujtojmë se Rroshi ka deklaruar vetëm dy emra, Ervin dhe Elvis, siç e ka edhe aktualisht.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet e deritanishme rezulton se i dyshuari nuk ka paraqitur në formularin “Për Dekriminalizimin” të dhëna penale dhe personale, të cilat janë të detyrueshme për t’u shënuar.

Në deklaratën zyrtare, Prokuroria e Tiranës bën me dije se me kërkesë të saj, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun i dyshuar për konsumimin e veprës penale “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të “Dekriminalizimit”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

rroshi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here