PD: Ministrat e qeverisë shkuan në Francë për ndeshjet e kombëtares, nuk tregojnë burimin e parave për shpenzimet

0
123

Përmes një dalje për media të zëdhënëses Ina Zhupa, Partia Demokratike deklaroi se ministrat e qeverisë janë larguar drejt Francës për të ndjekur ndeshjet e kombëtares, pa treguar burimin e parave për udhëtimin dhe qëndrimin atje.

Në përgjigje të deklaratës së zëdhënëses së Partisë Demokratike, pretendimi që ministrat janë larguar drejt Francës për të ndjekur ndeshjet e kombëtares së futbollit është i pavërtetë.

“Çdo ministri i është dhënë e drejta për të marrë leje për të ndjekur një ndeshje dhe në rast se ata vendosin të ndjekin një ndeshje, sigurisht shpenzimet e udhëtimit, qëndrimit dhe çdo shpenzim tjetër përballohet privatisht nga ministri.

Në ketë moment janë vetëm dy ministra që janë larguar me leje për të ndjekur një ndeshje të kombëtares shqiptare në Francë” – thuhet në reagimin e qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here