Aksion antidrogë në Lushnje, Vlorë dhe Mallakastër, asgjesohen 6812 bimë narkotike

0
155

Nga një tjetër aksion i policisë shqiptare është  goditur një veprimtari kriminale e kultivimit të lëndëve narkotike në Lushnjë, Mallakastër, në fshatrat Vërmik, Vezhdanisht dhe Dukat i Ri.

Operacioni policor i koduar ‘’Burimi Caushit’’ është finalizuar me asgjësimin e 2074 bimëve narkotike Cannabis Sattiva dhe 198 fidanë në kubik të po kësaj lënde.

Bimët ishin mbjellë në fshatin Çiflik ndërsa policia ka shpallur në kërkim kultivuesit N.N, 47 vjeç banues në lagjen ‘’Xhevdet Nepravishta’’, Lushnje dhe Y.P, 54 vjeç, banues në Berat, por me banim të përkohshëm në fshatin ku u sekuestrua droga.

Policia gjithashtu ka asgjësuar 10 parcela me 3900 rrënjë bimë narkotike “Cannabis sattiva”, të mbjella në fshatrat Vërmik, Vezhdanisht dhe Dukat i Ri.

Bimët narkotike ishin të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronarë, të ndara në 10 parcela dhe me lartësi deri në 25 cm.

Ndërkohë që edhe në Mallakastër janë asgjësuar 640 bimë narkotike. Policia ka arrestuar në flagrancë Bashkim Sulajn, 47 vjeç si përgjegjës të këtij aktiviteti të paligjshëm.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here