Arrestohet 46-vjeçari shqiptar, ngacmonte vajza të mitura në Greqi

0
168

Një 46-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar tre ditë më parë në Greqi për ngacmim seksual të të miturve. Ditën e djeshme, shqiptari doli para Gjykatës për masë sigurie, ndaj të cilit u vendos arrest me burg.

Sipas policisë greke, kanë qenë të paktën 7 raste që 46-vjeçari ka ngacmuara vajza të mitura. Ai u arrestua në flagrancë teksa ngacmonte një vajzë tjetër, e cila kishte dalë të luante me qenin e saj.

“Jashtë dyqanit tim, një burrë iu afrua vajzës, e cila ishte duke luajtur me qenin tonë. E pyeti se çfarë race është qeni, por për fat të mirë e kam mësuar vajzën që të jetë e kujdesshme.

Më vonë erdhi policia dhe filluan ta merrnin në pyetje. Fillimisht mendova mos ishte adhurues i qenve, por më pas kuptova për çfarë bëhej fjalë”, thotë për gazetën ‘Protothema’ babai i njërës prej të miturave.

Ndërkohë, vajzat e tjera nën prezencën e psikologut kanë dhënë dëshminë në Gjykatë për sjelljet dhe ngacmimet që u kishte bërë 46-vjeçari nga Shqipëria.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here