Këshillat e ambasadorit gjerman për qeverinë: Kujdes me “higjenën politike” dhe me palmat në rrugë

0
171

Në intervistën e fundit para se të largohet nga Shqipëria, ambasadori gjerman Helmut Hofman ka folur për disa nga elementët që i kanë bërë përshtypje gjatë qëndrimit në vendin tonë. Shpenzimet e qeverisë në zyra dhe rrugë me palma dhe nga ana tjetër ajo që e quan “mungesa e higjienës” në politikë, për Hoffman duhen korrigjuar sa më parë. I pyetur nga Enkel Demo për shpenzimet e qeverisë në emisionin “Shih programin” në TVSH, Hoffman dha këtë përgjigje.

“Është e saktë kjo që thatë që ne duam modestinë. Parimi në fakt mua më duket i drejtë, sepse në 50 vjet në Shqipëri janë bërë jo pak gjëra gabim në pikëpamjet estetike dhe nuk flas për zyrat, por edhe pamjet në qytet. Estetikisht shumë gjëra kanë ndryshuar, por kjo duhet bërë me masë. Jo në çdo rrugë duhen mbjedhur palma për shembull. Njerëzve duhet t’i tregohet se gjërat mund të përmirësohen dhe kjo mua më duket diçka e mirë krahasuar me atë që dekadat e fundit nuk është arritur të bëhet. E shikoj më së shumti si një zhvillim pozitiv. Megjithatë unë mendoj që është në dorën e vullnetit të politikës që të kujdesen për mos vënë si kandidat ata persona që dihet mjaft mirë që janë figura dhe karaktere problematike. Pra, është një çështje e higjenës politike. Por nëse kjo ndodh atëherë duhet të vendosen dhe rregulla mjaft të mirëpërcaktuara si çështja e dëshmive të penalitetit  e gjëra si këto. Por në rastet individuale, është shumë e vështirë që të dallohet një rast nga një tjetër. Jemi në një moment, kur të gjithë bëjnë akuza. Njëri i thotë tjetrit ti ke lidhje me baronët e drogës, tjetri akuzon palën kundërshtare se ka lidhje me korruptive. Këto janë monedhat e përditshme të komunikimit dhe të krijosh transparencë në këtë komunikim është sfida jonë e përditshme”. u shpreh Hoffman.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here