Maturantët kanë të drejtë të aplikojnë në 10 programe, fitojnë më shumë se 1 degë duhet të zgjedhin midis tyre

0
142

“Maturanti nëse do të mbajë me vete celular do të përjashtohet nga provimi, do ta japë provimin në vjeshtë. Maturanti nuk duhet të dëmtojë kodin e sekretimit, sepse kjo bën që provimi ti quhet i pavlefshëm. Nuk do të lejohet prezenca e prindërve apo të anëtarëve të tjerë të komunitetit”

 

Sejrie Baleta

 

 

Rikthimi i mesatares nuk është i vetmi ndryshimin me të cilin do të përballen maturantët këtë vit akademik. Pas përcaktimit nga Qeveria të notës 6, si prag kualifikues për të ndjekur një fakultet, mbetet në dorën e universiteteve të vendosin kritere shtesë mbi të rinjtë që duan të pranojnë. Pas përfundimit të Provimeve të Maturës, ata që kapin mesataren e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave duhet të regjistrohen ne portalin e Ministrisë se Arsimit, duke hedhur 10 preferencat për fakultetet që synojnë. Shkollat e mesme do të bëjnë kalkulimin e mesatares për çdo maturant dhe më pas do t’i dërgojnë ne Agjencinë e Provimit , e cila do tua përcjell universiteteve. Këto të fundit do të jenë të pavarur në procesin e përzgjedhjes, kuotave dhe tarifave. Provimet e Maturës do të nisin këtë të shtunë me gjuhën e huaj, në 11 qershor me gjuhën shqipe, ne 17 qershor matematika dhe ne 24 dy provimet me zgjedhje.

 

Sot maturantët në provim

 

Sot me 4 qershor maturant ët do të testohen në Gjuhën e Huaj që është provimi i parë i detyruar i Maturës Shtetërore për këtë vit. Maturantët kanë të drejtë të aplikojnë në 10 programe në Universitete dhe nëse fitojnë më shumë se 1 degë duhet të zgjedhin midis tyre. Kriteret, kuotat dhe tarifat përcaktohen nga institucionet e arsimit të lartë, ndërsa pragu është mesatarja 6. Këtë të shtunën maturantët  do t’i nënshtrohen provimit të parë të detyruar të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës së Huaj. Muaji qershor është sfidues për të gjithë ata që duan të mbyllin një cikël arsimor dhe dëshirojnë të vazhdojnë Universitetin. Testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë do të jepet në 11 qershor, ai i Matematikës në 17 qershor dhe provimet me zgjedhje në datën 24 qershor. Pa notë mesatare 6, nxënësit nuk kanë të drejtë të kandidojnë në Universitete, ndërsa institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë tarifat, kuotat dhe kriteret e pranimit sipas ligjit të arsimit të lartë. Në fjalën e sja Lindita Nikolla u shpreh: “Maturantët do aplikojnë me përfundimin e Maturës Shtetërore, do të bëhet publike në kohën e duhur. Deri në një afat të caktuar, besoj 20 korrik do të jetë periudha e aplikimit”. Maturantët do të aplikojnë online për të nisur studimet e larta. Ata kanë të drejtë të kandidojnë në 10 programe dhe të zgjedhin midis degëve fituese. “Maturantët kanë të drejtë të aplikojnë në 10 degë, jo në tre e më shumë. Në 10 Universitete, sigurisht nuk kondicionohen siç ishte në të shkuarën që nëse fiton në njërin nuk ke të drejtë të ngjitesh më lart. Ata mund të fitojnë në rastin më të mirë në të 10 degët dhe është e drejta e tyre të zgjedhin se ku do të vijojnë dhe jo e Ministrisë” përfundon ministrja Nikolla. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, garantoi masa më të forta të administrimit të provimeve të Maturës Shtetërore, ku për kopjuesit apo administruesit që favorizojnë nxënës do të ketë penalitete të ashpra.

 

Masat që do të merren për provime  

 

40392 maturantë do t’i nënshtrohen të shtunën provimit të parë të maturës shtetërore, që është ai i gjuhës angleze. Provimi nisë në orën 10:00 ndërsa studentët duhet të paraqitën 1 orë e 30 min para këtij orari të pajisur vetëm me më një dokument identifikimi dhe një stilolaps. Zëvëndës -ministrja e Arsimit, Nora Malaj dha udhëzimet e fundit për maturantët, ndërsa theksoi se i gjithë procesi do të jetë në monitorim të rreptë nga ministria dhe policia. “Qendrat e provimit në Maturën Shtetërore tashmë janë në përgjegjësinë dhe monitorimin e policisë së shtetit, e cila garanton standardin e të gjithë procesit. Maturanti nëse do të mbajë me vete celular do të përjashtohet nga provimi i Maturës Shtetërore dhe për këtë arsye do të penalizohet duke mos iu dhënë mundësia që ta japë provimin më pas, por vetëm në vjeshtë  dhe kështu mungon edhe mundësinë për të garuar në Universitet. Maturanti nuk duhet të dëmtojë kodin e sekretimit, sepse kjo bën që provimi ti quhet i pavlefshëm. Nuk do të lejohet prezenca e prindërve apo të anëtarëve të tjerë të komunitetit. Suksese në provimet e Maturës Shtetërore! Në të gjithë Shqipërinë janë 207 qendra provimi ndërsa MAS ka krijuar 5 qendra korrigjimi përkatësisht në Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë dhe Shkodër. Pas gjuhës angleze maturantët do t’i nënshtrohen edhe 3 provimeve të tjera , Matematike, Letërsi dhe provimi i lëndëve me zgjedhje dhe i gjithë procesi mbyllet me date 24 qershor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here