Lufta ndaj trafikimit/ Këshilli i Evropës: Problem dënimet e pakta dhe minorenët e pashoqëruar

0
122

Shqipëria ka shënuar progres në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, por ka nevojë ende për t’u përmirësuar. Ka qenë ky gjykimi i dhënë nga Këshilli i Evropës përmes një raporti të publikuar, ku vlerësohen disa arritje si përmirësimi termat ligjorë për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të trafikut si dhe ka rritja e përfshirjes së organeve ligjzbatuese në operacionet anti-trafik. Megjithatë, ekspertët gjykojnë se Shqipëria ka ende shumë, hapa të rëndësishëm për të ndërmarrë mes të cilave rritja e sigurisë në pikat kufitare, shqyrtimi i çështjeve të fëmijëve të pashoqëruar, etj. Këshilli i Evropës ka publikuar raportin e radhës për Shqipërinë sa i përket luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore. Grupi i ekspertëve ka vlerësuar progresin e shënuar nga vendi ynë disa sektorë të kësaj problematike përfshirë zbatimin e disa rekomandimeve të bëra më herët nga këshilli. Në dokumentin e publikuar theksohet se Shqipëria ka përmirësuar termat ligjorë për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të trafikut si dhe ka forcuar përfshirjen e organeve ligjzbatuese në operacionet anti-trafik. Ata shtojnë se një tjetër lëvizje pozitive është ngritja e shqetësimit në shkallë kombëtare si dhe mundësimi i trajnimeve për të rritur vigjilencën në përgjithësi. Megjithatë, Këshilli i Evropës ka nënvizuar se Shqipëria ka ende shumë, hapa të rëndësishëm për të ndërmarrë në kuadër të parandalimit të trafikut, ndër të cilat përfshihen rritja e sigurisë në pikat kufitare si dhe dhënia e një vëmendjeje të caktuar ndaj të miturve të pashoqëruar. Ekspertët bëjnë gjithashtu thirrje që autoritetet të identifikojnë viktimat e trafikut të qenieve njerëzore si dhe të shqyrtojnë me kujdes rastet e fëmijëve të pastrehë, atyre me origjinë rome si dhe ata të cilët kanë ardhur të pashoqëruar nga një vend i huaj. Këshilli i Evropës ka shprehur shqetësime edhe për numrin e ulët të dënimeve mbi akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore, duke kërkuar specializimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në këtë aspekt, në kuadër të rritjes së efikasitetit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here