Ligji i ri për mbrojtjen e fëmijëve/ Dhuna të heq të drejtën e prindërimit, merren në mbrojtje nga shteti

0
162

dhuna

 

Duke synuar parandalimin e dhunës fizike dhe psikologjike kundrejt fëmijëve, ligji i ri detyron të gjithë profesionistët, duke filluar nga mësuesit, psikologët e shkollave, punonjësit e sistemit shëndetësor, apo të përkujdesjes së fëmijës, që të raportojnë çdo rast të dyshuar apo të ndodhur të abuzimit me fëmijët.

 

Sejrie Baleta

 

 

Dhunimi i fëmijëve do të t’ju kushtojë heqjen e të drejtës së prindërimit. Ky është një nga risitë e parashikuara në Ligjin për të Drejtat e Fëmijëve, që Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi e prezantoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve, në prani të përfaqësuesve nga 9 ministri të linjës. Duke synuar parandalimin e dhunës fizike dhe psikologjike kundrejt fëmijëve, ligji i ri detyron të gjithë profesionistët, duke filluar nga mësuesit, psikologët e shkollave, punonjësit e sistemit shëndetësor, apo të përkujdesjes së fëmijës, që të raportojnë çdo rast të dyshuar apo të ndodhur të abuzimit me fëmijët.  “Në ligjin e ri parashikohet të ngrihen punonjës të mbrojtjes së fëmijëve. Këta punonjës do të marrin për herë të parë mandatin për të marrë masa mbrojtëse për fëmijët, të cilët janë në rrezik abuzimi, shfrytëzimi. Automatikisht nëse fëmija do të merret në mbrojtje e drejta e prindërimit do të ndërpritet”, tha ministri Klosi. Por nga ana tjetër, në projektligj theksohet se detyrimi për të garantuar zhvillim, mirërritje arsim dhe  është i familjes i prindërve. Ndaj shteti ka detyrë të ndihmojë familjen kur është në nevojë  për ndihmë. Projektligji propozon masa të aftësimit prindëror. Ai përmban 12 risi ku përfshihet edhe moslejimi i ushtrimit të profesionit  apo të kenë kontakt me fëmijët persona që kanë kryer vepër penale ndaj një fëmije apo gruaje. Për fëmijët nën moshën e përgjegjësisë penale që kryejnë një vepër të tillë, projektligji parashikon mbrojtje të veçantë.  Më tej në fjalën e tij ministri Klosi theksoi: “Kur filluam planin kombëtar të mobilizimit ‘Unë mbroj fëmijët’ në fillim të këtij viti, diskutuam për të drejtat e fëmijëve. Kam pasur disa diskutime me gazetarët që ndjekin çështjet sociale dhe kuptova që drejtuesit e mediave apo të intitucioneve të ndryshme ishin shumë pak të interesuar për këtë çështje. Në fillim donim që të ndryshonim këtë menatlitet, që dhuna nuk është zgjidhje, duke ndaluar çdo lloj forme të dhunës. Kjo e fundit përmes mekanizmit të numrit të tel ALO 116 111 dhe aplikacionit të ri “Unë mbroj fëmijët”. Pra  nëse prindërit dhunojnë, shfrytëzojnë apo abuzojnë me fëmijët e tyre dhe kjo faktohet nga punonjës social që me ligjin e ri do të kenë një status me më shumë kompetenca, atyre do t’u pezullohet prindërimi dhe fëmija do të merret në mbrojtje nga institucionet shtetërore. Por rate të abuzimit me fëmijët janë denoncuar ne masë ditët e fundit. Skandalet kanë qenë nga më të pabesueshmet. Në një jetimore në Shkodër u përdhunuan 3 vajza të mitura. Në një jetimore u denoncua po prapë përdhunimi I një të miture. Në Bulqizë mësuesi dhunoi fëmijën. Rasti I mësueses në Dibër ku prapë dhe ajo dhunoi fëmijën. Rastit  tjetër ishte denoncimi I fëmijëve nga Cërriku që denoncuan dhunën që ushtronin fëmijët e tyre. Ndërsa rasti i fundit  ishte ai  klasës së parë B të shkollës 9-vjeçare “Konferenca e Pezës” në kryeqytet. Janë këto dhe shumë të tjera si këto raste që vuajnë çdo ditë të vegjëlit e vendit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here