I ftuari revoltohet nga biseda, largohet nga linja telefonike e emisionit Wake Up

0
190

Një episod i pazakontë ndodhi mëngjesin e së mërkurës në “Wake Up”, kur i ftuari me lidhje telefonike, eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti, i revoltuar nga biseda hoqi kufjet duke e lënë bisedën përgjysmë!

“Dhuna në klasë” ishte tema e emisionit të sotëm, nxitur nga denoncimi i dy ditëve më parë që “Fiks Fare” i bëri një mësueseje në njërën prej shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit. Sot në “Wake Up” ishin të ftuar psikologja Denada Toçe, drejtuesja e Qendrës Sociale në Kombinat dhe z.Mehmeti.

“Ndërkohë që po fisnim pë videon, zotëria ndërhyri duke thënë se ‘vërtet është 1 qershori, por dje dhe gjithë këto ditë sa e sa mësues janë pushuar nga puna. Fëmijët ka kush i mbron, ama mësuesit nuk i mbështet asnjë. Mësuesit nuk kanë as rrogë dhe për këtë gjë e ka fajin sistemi. Edhe nxënësit s’kanë pse mbajnë telefon me vete” tregon prezantuesja Mira Kazhani.

Në këtë moment në bisedë futet vetë Mira dhe psikologja Denada, duke thënë: “Ju duhet të thoni sa mirë që i kanë regjistruar. Kjo që sapo deklaruat nuk është normale. Vërtet shkollat s’kanë kushte, por sot është dita e fëmijëve dhe ne do asim për fëmijët” këto fjalë duket se e revoltuan z.Mehmeti duke e detyruar atë të heqë kufjet dhe të shkëpusë lidhjen telefonike.

Ditën e së hënës, emisioni investigativ “Fiks Fare” solli me pamje të regjistruara nga vetë nxënësit, momentin kur mësuesja Filloreta Dervishi ushtronte dhunë verbale dhe psikologjike ndaj fëmijëve, midis tyre dhe një fëmijë me autizëm.

 

download (2)

 

Reagon Ndriçim Mehmeti pas largimit nga studio e “Wake Up”: Janë në drejtimin e duhur!

I ftuar tek Wake Up, per dhunen ndaj femijeve, por bie pre e dhunes verbale vet. Ky ishte ne pak fjale qellimi i emisionit ne Wake UP ne 7.30, sot ne 1 qershor. Te ftojne, bejne sikur pyesin, ta hedhin fajin ty qe ke punuar dikur ne Ministri te Arsimit per dhunen dhe pastaj nuk te lene te flasesh, duke te bertitur ne kufje shume me teper se mesuesja qe e akuzonin, per dhune. Aktoret e dhunes: Gazetari qe te ftondhe hesht, kooordinatori i emisionit Rudi qe “nuk dinte gje”, moderatoret, njefare drejoreshe e kush te mundi. Wake Up eshte ne drejtimin e duhur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here