Administratori i DIA, dëshmitarët: Ismailaj nuk shleu detyrimet, kemi punuar pa kushte

0
184

download

 

Kastriot Ismaialj, ish-administratori I DIA, përballet në gjykatë me katër dëshmitarët e akuzës. Nis me kërkesa të prera nga ana e të pandehurit procesi gjyqësor. Dëshmitari tregon për mungesën e infrastrukturës

 

Kastriot ismailaj, ish-administratori i kompanisë DIA e cila ishte kontraktuar për mbledhjen e borxheve të kompanisë CEZ, u përball dje në gjykatë me katër dëshmitarë. Pas disa seancave gjyqësore ku nuk paraqitej, Ismailaj dje i ndodhur brenda kafazit të hekurt ka pasur edhe disa kërkesa shtesë. Ende pa u njohur me emrat e dëshmitarëve, Ismailaj, akuzuar për vjedhjen e mbi 5 milion eurove, para të  grumbulluara nga debitorët e shoqërisë CEZ , kërkoi nga gjykata kushte të favorshme për të mbajtur shënime. Ai tha se në kushtet ku ndodhej, pra brenda kafazit të hekurt nuk mund të mbante shënime. Kërkesa e të pandehurit umbështet edhe nga avokati mbrojtës Vladimir Meçi, i cili i kujtoi gjykatës një vendim të Dhomës së lartë penale të Gjykatës së Strazburgut. Në bëzë të këtij vendimi, i cili i referohet shtetit Rus, i pandehuri nuk duhet të gjykohet në kushte të izolimit, sin ë rastin konkret brenda kafazit të hekurt. Por Pas një pushimi të shkurtër, grupi i shoqërimit, i cili ka një rregullore për të zbatuar, i mundësoi të  pandehurit një tavolinë duke mos thyer rregullat e përcaktuara në rregulloren e burgut.

 

Dëshmitari: Ismailaj nuk shleu detyrimet, e kallëzuam në prokurori

 

 Oligert Kume ishte dëshmitari i parë që u pyet nga akuza. Ka mbajtur postin e drejtorit  të rajonit juglindor, Korçë, Elbasan dhe Berat në kompaninë DIA. Kontakte të drejtëpërdrejta ka mbajtur me Drejtorin e Përgjithshëm të DIA për këtë rajon Sokol Hysenaj. Nuk ka pasur kontakte me të pandehurin, por për të kishte shumë rezerva. Në vitin 2021 e kishte kallëzuar në prokurori së bashku me disa punonjë stë tjerë për mosmbajtjen e  premtimeve dhe për mosshlyerjene  disa shpenzimeve që drejtoria e Elbasanit kishte bërë në emër të kompanisë.   Dëshmitari Kume I tha gjykatës se kanë punuar në kushte shumë të vështira për mbledhjen e parave të debitorëve të shoqërisë CEZ. Më tej ai u shpreh se nuk kanë pasur as makina, as letër, as zyra. Pra asgjë që mund të punonin normalisht. Ndërkohë sipas tij puna nuk është bërë si duhet kjo për faktin se është punuar vetëm brenda në qytetin e Elbasanit për të njoftuar debitorët, ndërsa në qytetet e Korçës dhe të Beratit pothuaj nuk është punuar fare. Një gjë e tillë është bërë edhe për fshatrat. Dëshmiatri Kume u shpreh gjithashtu se për çdo veprim plotësonin dokumentacionin dhe e nisnin në zyrat qëndrore në kryeqytet. Por ndërsa foli për mungesën e infrastrukturës, dëshmitari u shpreh se nuk mbante mend asgjë lidhur me shifrën që ishte grumbulluar nga mbledhja e parave prej familjeve debitore.  Një tjetër fakt që pohoi dje dëshmitari ishte një borxh  prej 1.5 mln lekë të reja që kishte marrë nga kompania pasi kishte pasur babain në gjendje jot ë mirë shëndetësore. Ky borxh ende nuk ishte shlyer. Gjatë ditës së djeshme dëshmuan edhe shtetasit Xhezmi Haliti, Almir Boduri dhe Cene Lila. Pothuaj të gjithë dëshmitarët mbajtën të njëjtin qëndrim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here