Rama kapet mat, shkel semaforin (Foto)

0
135

Rama Semafori oo Rama semaforiiii

 

Ndryshe nga sa i pëlqen ta vërë shpeshherë në dukje, se ai sillet si njeri i zakonshëm, duke respektuar rregullat e qarkullimit në makinë apo në këmbë, Edi Rama është kapur mat si një ndër shkelësit e semaforit.

Javën e kaluar kryeministri dha një intervistë për Top Channel. Intervista u realizua në ecje, nga Kryeministria në drejtim të Kryesisë së Kuvendit. Në pamjet filmike apo fotot e mëposhtme të marra prej tyre duket jo vetëm që Rama e shkel semaforin, por ai angazhon edhe truproja e policë të qarkullimit për të bllokuar lëvizjen e mjeteve, me qëllim që ai të kalojë qetësisht vetëm për t’u bërë pjesë e një shoë mediatik.

Intervista mund të realizohej në një vend tjetër pa penguar drejtuesit e makinave, por kreu i qeverisë e ka parë të udhës të përdorë truproja e policë vetëm që ai të dalë sa më natyrshëm në ekran, pa pyetur qytetarët. Me rregullat e reja të Kodit Rrugor, ai së paku do të duhej të gjobitej.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here