“Repubblica”: Trafiku ajror nga Shqipëria, shqetësim për Italinë

0
174

Drogë dhe armë nga ajri, kryesisht nga Shqipëria e Kosova. Italia tashmë duket e shqetësuar për ndryshimin e rrugës së trafikut, specializuar së fundi përmes ajrit me avionë të vegjël që kanë shpejtësi të madhe. ‘Repubblica’ në një shkrim të sotëm raporton se linja e trafikut ajror të drogës nga Shqipëria po shqetëson Italinë, duke theksuar se trafikantët kanë pikat e tyre të zbritjes në Bari dhe Brindisi. Shifrat flasin qartë, në portin e Barit janë ulur sekuestrimet dhe kjo nuk është thjesht rastësi, trafiku ka ndryshuar rrugë. Me rritjen e alarmit nga terrorizmi janë shtuar edhe masat në dogana, e për këtë grupet kriminale duhet të ndryshonin strategji. Hetimet konfirmojnë se trafiku bëhet mbi Adriatik me deltaplane dyvendësh të aftë të përshkruajnë distanca të gjata me shpejtësi.

Në shkrim përmendet rasti i sekuestrimit të 3 kuintalëve e gjysmë marijuanë në Ostuni, që erdhi nga Shqipëria me avion. Ndërkohë që në shtator u bllokua në Vercelli një sipërmarrës që kishte edhe licencë për fluturim që arriti të dërgonte në veri një sasi të madhe drogë. Në mars erdhi konfirmimi tjetër, në qiejt puliezë, kompania Eurofighter nga aeroporti ushtarak Gioia del Colle raportoi për një avion të vogël që kishte shkelur hapësirën ajrore italiane. Ndërkohë në Bari autoritetet në drejtimin e gjeneral Vincenzo Papuli, kanë konstatuar raste të shumta të sekuestrimeve të armëve prodhim sovjetik, të gjitha të mbërritura nga Shqipëria e Kosova, vend që thuhet në shkrim, i posedojnë këto armë.

ssdd

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here