KQZ publikon listën, 49 këshilltarë bashkiakë rrezikojnë mandatin

0
186

tmp_23428-lista-kqz1576333739

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e martë në ora 10:00 për të miratuar vendimin “Për shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit dhe përfundimin e përkohshëm të mandatit për anëtarët e këshillave bashkiak të cilët nuk kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në KQZ, brenda afatit ligjor.

Nga verifikimi përfundimtar i kryer nga KQZ rezulton se nga 65 këshilltarë bashkiakë që figurojnë pa dorëzuar formularët e vetëdeklarimit, 16 kanë dhënë dorëheqjen ose kanë humbur mandatin para afatit të dorëzimit të formularit, shkruan gazeta shqiptare. Ndërsa 49 këshilltarë që e kanë detyrim nuk e kanë depozituar formularin e vetëdeklarimit brenda afatit të caktuar.

Midis emrave që nuk kanë plotësuar edhe këtë formuar janë edhe disa anëtarë të këshillit bashkiak në Tiranë, si profesoresha e njohur Klodeta Dibra, e cila garoi për rektore në zgjedhjet për Universitetin e Tiranës dhe që u përfshi në të ashtuquajturën çështja “Shullazi” si edhe Luan Bregasi, një biznesmen i njohur.

Gjithashtu bie në sy edhe anëtari i këshillit bashkiak të Himarës, njëherazi ish-kryebashkiaku i këtij qyteti, Vasil Bollano, si edhe drejtues lokalë të PS-së dhe partive të tjera. Ata, nëse nuk ofrojnë justifikime ligjore të besueshme, humbasin mandatet në këshillat bashkiakë për shkak se nuk kanë dorëzuar në KQZ formularin e vetëdeklarimit brenda afatit ligjor.

KQZ bëri publike listën e zyrtarëve që kanë vetëdeklaruar ose që kanë refuzuar vetëdeklarimin në zbatim të ligjit të njohur, si ligji i dekriminalizmit. Sipas KQZ-së, deklarata është plotësuar nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nga 19 ministra, nga 61 kryetarë bashkisë si dhe nga 1530 këshilltarë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here