Asambleja e NATO-s, 6 komisariate në Tiranë në gatishmëri, 9 hotele kontrollohen me qen antieksploziv

0
174

Policia e kryeqytetit ka njoftuar se 6 Komisariate kanë kaluar në gatishmëri, për të siguruar mbarëvajtjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Po ashtu 9 hotelet ku do të qëndrojnë delegatët janë marrë në ruajtje nga policia, e cila ushtroi kontrolle edhe me qen antieksploziv. Mjediset e brendshme të hoteleve do të ruhen për 3 ditë nga Policia Ushtarake dhe forcat e armatosura. Hotelet do të jenë në ruajtje për 24. orë dhe çdo lëvizje e delegatëve do të shoqërohet me patrulla të policisë rrugore. Po ashtu, pjesë e planit të masave janë edhe Shërbimi Informativ i Shtetit, Agjencia e Inteligjencës Sigurisë dhe Mbrojtjes si dhe Garda e Republikës, e cila ka marrë në dorëzim Pallatin e Kongreseve, ku do të mbahen punimet 3-ditore. Përveç kufizime të qarkullimit rrugor, të akseve pranë Pallatit të Kongreseve, përreth tij qarkullimi do të jetë i ndaluar edhe për këmbësorët. Edhe parkingu i Bashkisë Tiranë i vendosur në Sheshin “Nënë Tereza” nuk do të funksionojë gjatë ditëve të këtij Sesioni. Në gatishmëri për 3 ditë kanë kaluar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe reparte të tjera special, të cilat do të monitorojnë situatën nga lartësitë e godinave pranë Pallatit të Kongreseve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here