Skandali në burg, shkarkohen tre inspektorë, Manjani paralajmëron: Ishte vetëm minimumi që mund të bëja

0
118

Tre inspektorë të burgut të Shën Kollit janë shkarkuar nga detyra pas lirimi të shtetasit nga Kosova Shuaip Zukaj, i cili ishte i dënuar me 20 vite burg.

Inspektorët u larguan nga detyra pasi nuk informuan SHKB-në. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se për këtë çështje ka një hetim nga Prokuroria e Lezhës dhe sa i përket shkarkimit të tyre është gjëja më minimale që mund të bënte.

“Duhet të respektoj deri në pikën e fundit një hetim që ka nisur tashmë. Është cështje që meriton hetim të plotë. Sa i takon shkarkimeve, as më dridhet dora fare, jo tre inspektorët e SHKB që kanë fjetur gjumë, por edhe të gjithë është minimumi që duhet të bëj t’i shkarkoj nga puna”, u shpreh ministri Manjani.

Administrata e burgut në Shën Koll të Lezhës, liroi nga qelia pa vendim Gjykate një të dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes në Kosovë. Shuaip Zukaj, i njohur ndryshe edhe me emrin Shaban Zukaj nga Deçani i Kosovës, është liruar nga burgu i Lezhës. Zukaj, me të mbaruar dënimin e marrë në Shqipëri për akuzën e vrasjes së mbetur në tentative, është lënë i lirë.

Edhe pse në kartelen e tij personale ndodhej vendimi i formës së prerë dhënë nga Gjykata në Shqipëri, që me përfundimin e dënimit Zukaj duhet të ekstradohet në Kosovë, administrata e burgut i ka hapur derën e burgut duke e lënë të lirë jashtë çdo procedure ligjore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here