Kapet duke vjedhur energjinë elektrike, arrestohet 55-vjeçari

0
159

Një 55-vjeçar është vënë në pranga të policisë pasi është kapur duke vjedhur energjinë elektrike.

Sipas policisë është arrestuar Bajram Vata, banues në fshatin Macukull, Mat.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e OSHEE  në banesën e tij është konstatuar rilidhje e energjisë elektrike.

Gjatë ndërprerjes së energjisë, Vata ka kundërshtuar edhe punonjësit e OSHEE-së.

Mbi të rëndon akuza për veprat penale “vjedhje e energjisë elektrike” dhe “kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here