Aksidenti në Durrës ku humbën jetën dy të rinj dhe u plagosën katër të tjerë, shoferi ishte i dehur

0
157

Policia e Durrësit ka bërë ndalimin e drejtuesit të automjetit që u aksidentua në orët e parë të mëngjesit të së shtunës (21 maj 2016) dhe ku humbën jetën dy të rinj dhe u plagosën katër të tjerë, mes tyre dhe shoferi.

Blutë kanë bërë ndalimin e  shtetasit Adis Barzezi, 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se ka qenë drejtuesi i mjetit.

Sipas policisë, gjatë testit të alkoolit, 28-vjeçari rezultoi se kishte konsumuar alkool në masën 0.53 mg / l.

Materialet në ngarkim të tij  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës “.

Ngjarja

Një ditë më parë, rreth orës 05:20, në rrugën urbane kryesore Plepa-Mbikalimi i Shkozetit, mjeti tip Peugeot me targa TR 4863 R doli nga rruga dhe për pasojë hymbën jetën 2 pasgjerë, A. S.37 vjeç dhe V.M. 25 vjeç, të dy banues në Shkozet të Durrësit.

Gjithashtu nga aksidenti mbetën të plagosur dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, shtetasit B.D. 29 vjeç, O.Sh. 30 vjeç, K.K. 20 vjeç banues në Shkozet dhe Adis Barzezi 28 vjeç, banues në Tiranë, që dyshohet  se ka qenë dhe drejtuesi i mjetit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here