Tiranë/ Specialisti i Shëndetit Publik në pranga për korrupsion

0
143

Një person me detyrë Specialist në Institutin e Shëndetit Publik Tiranë, është arrestuar ditën e djeshme nga blutë e kryeqytetit. Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë 33 -vjeçari Eljon Karaj, banues në Tiranë. Karaj u ndalua me iniciativë nga Seksioni për Hetimin e korrupsionit Tiranë, pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”, pasi ky shtetas kundrejt shumave prej 6000 lekë të reja lëshonte libreza shëndetësore false. Eljon Karaj akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” .

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here