Skandal në Parkun Kombëtar të Mulletit

0
165

Mijëra katrorë pyll në Parkun Kombëtar të Mulletit po mbulohen nga dherat e autostradës Tiranë – Elbasan.Firma “Aktor” që po kryen punimet, dherat që po heq nga Kodra e Mulletit nuk po i  hedh në vendin e caktuar, por për të shkurtuar kostot, i hedh pak metra në krah të autostradës, në Parkun Natyror Kombëtar të shpallur sipas studimit në fuqi.

Dherat po mbullojnë pemët duke krijuar një shesh ndërtimi në krah të autostradës.

Skandali po ndodh pak metra larg kryeqytetit.

Rreth 2 mijë pemë janë shkatërruar vetëm për shkak se firma Aktor kërkon të kursejë naftën.

Edhe pse ky krim mjedisor po ndodh në sytë dhe nën hundën e stacionit policor të Frakës, asnjë polic dhe asnjë strukturë e Bashkisë së Tiranës apo Ministrisë së Mjedisit nuk e ka marrë mundimin dhe nuk e ka vënë ujin në zjarr për ta ndalur atë.

Ka qenë Policia e Shtetit që sot ka shoqëruar 9 punonjës të firmës Aktor, mes tyre edhe një përgjegjës, të cilët po kryenin këtë krim mjedisor.

Materialet në ngarkim të tyre i janë referuar prokurorisë për veprën penale të shpërdorimit të tokës, parashikuar në nenin 199 të Kodit Penal.

Edhe pse ndodh në mes të ditës, edhe pse vetëm pak metra kilometër larg qendrës së Tiranës, asnjë shoqate ambientaliste apo gjelbrim-dashëse nuk është shqetësuar për këtë masakër të Parkut Kombëtar të Mulletit, ku po shkatërrohen pemë dhe mijëra katrorë sipërfaqe e gjelbëruar.

Tv Klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here