Të përndjekurit – Nishani: Të hapen dosjet. Ndregjoni: Dekriminalizimi të nisë me vrasësit e intelektualëve

0
160

Edhe pse aktualisht ka një nën komision parlamentar për hapjen e dosjeve  ende nuk ka asnjë rezultat konkret.

Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se hapja e dosjeve është e vetmja mënyrë për të vënë drejtësi në shtresën e të përndjekurve politike.

Nishani u shpreh se shteti ka përgjegjësi që të mos harrohen vuajtjet e kësaj shtrese.

Ndërkohë kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politik Besim Ndregjoni kërkoi që dekriminalizimi të nisë me ata persona që vranë intelektualët.

Ai ripërsëriti kërkesën që të gjenden eshtrat e të vrarëve në kohën e komunizmit.

Këto deklarata u bënë në 25 vjetorin e themelimit të shoqatës së të burgosurve dhe të përndjekurve politikë shqiptarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here