Konflikti mes kushërinjve në Tiranë për përplasjen e makinës, degradon në dhunë dhe goditje me armë, arrestohen 3 persona

0
124

12

Policia e Tiranës ka zbardhur e ndodhur dje në Farkë, ku protagonistë kanë qenë disa shtetas mes tyre kushërinj.

Nga gjithë konflikti që ka nisur pas një goditje nga pas të makinës, gjithë ngjarja është shoqëruar me dhunë, gjuajte me armë si dhe me 3 arrestime mes tyre dhe një grua. Të arrestuarit janë  Xhevdet Aga, 61 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë trup shërbimi pranë stacionit të Policisë Farkë, Komisariati i policisë nr 1, (Neni 130/a),  Shkëlqim Aga, 37 vjeç, banues në Tiranë, (Nenet 84, 274 dhe 278/3) si dhe V. Aga, 61 vjeçe, banuese në Tiranë, (Neni 301)

 

Ngjarja

 

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi, më datë 15.05.2016, në Farkë të Madhe, shtetasi H. Aga, duke udhëtuar me mjetin e tij, pranë xhamisë në Farkë të Madhe, është goditur nga mbrapa nga mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin Shkëlqim Aga (kushërinj të parë), ku më pas janë konfliktuar me mjete të forta, si pasojë H. Aga është dërguar në SQUT, për mjekim.

Shkëlqim Aga, i biri i Xhevdet Agës, ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë një armë zjarri tip automatik dhe ka shkuar tek banesa e shtetasit A. Aga, babai i të dëmtuarit (vëllai i Xhevdetit).

Pas konfliktit verbal me A. Aga dhe bashkëshorten e tij shtetasen S. Aga, ka qëlluar me armë muret rrethuese të banesës së A. Aga dhe është larguar.

Më pas ka vijuar konflikti midis shtetasve Xhevdet Aga me të vëllain A. Aga dhe nusen e tij S. Aga, ku kjo e fundit është dhunuar fizikisht nga Xhevdet Aga.

Nga hetimet e kryera si dhe nga kqyerja e vendit të ngjarjes është faktuar se shtetasja V. Aga (e ëma e shtetasit Shkëlqim Aga), ka mbledhur gëzhojat e armës në vendin e ngjarjes dhe ka bërë fshehjen e tyre.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar:

– një armë zjarri tip kallashnikov me dy krehëra dhe 21 copë fishekë

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga Nenet 130/a, 84, 274, 278/3 dhe 301.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here