Shkodër/ Nuk paguante energjinë elektrike prej 2008-ës, shkatërron zyrat e OSHEE

0
140

Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh në Koplik të Shkodrës, me autor L.F, abonent i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), dhe është rasti tipik i reagimit, sikurse ka ndodhur edhe me parë (nga te tjerë abonentë), kur përballen me faktin e “pa imagjinueshëm” se, vjen një ditë dhe dritat duhen paguar!   Pavarësisht konsumit normal, mesatar nën 20 mijë lekë, autori kishte prej vitit 2008 që nuk paguante dritat, duke akumuluar një debi prej 1 milion e gjysmë lekë (të vjetra).   Në këto kushte, i pritet energjia elektrike dhe ftohet nga OSHEE për t’i paguar detyrimet me keste (sipas aktmarrëveshjes), në mënyrë që t’i rilidhen dritat. Reagimi i tij lë pa fjalë punonjësit e OSHEE dhe të … policisë, me të cilën ai tashmë po përballet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here