Ja ku jetonte 26-vjeçari shqiptar i therur në Greqi (Video)

0
176

 

Rreth një javë nga vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Greqi, policia helene nuk ka asnjë pistë kryesore. I riu Bledar Terpollari u gjet me kokë të prerë në një zonë rurale të Igumenicës. Policia ka analizuar të gjitha thirrjet tek dy telefonat e tij, por ende asgjë konkrete nuk ka zbuluar. Ndërkohë mediat greke ka nxjerrë vendin ku jetonte i riu shqiptar.

Terpollari punonte në këtë fermë si çoban dhe kjo është konfirmuar edhe nga pronari i cili i ka shpjeguar me detaje policisë kohën kur shqiptari shkoi të kërkonte pune dhe nëse kishte parë ndonjë gjë të dyshimtë në lidhje me të.

Gjatë këtyre dy ditëve janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje disa persona, grekë dhe shqiptarë, të gjithë me të kaluar kriminale. Sipas autopsisë, Bledar Terpollari ishte qëlluar me një plumb çifteje që i kishte shkaktuar dhe vdekjen e më pas vrasësit i kishin prerë dhe kokën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here