Vetëvritet me armë zjarri adoleshenti, policia po heton për zbardhjen e ngjarjes

0
135
Rreth orës 23:55 të mesnatës së lënë pas, një telefonatë në polici ka sinjalizuar se në vendin e quajtur “Stanet e Pratit”, rrugës për në Lurë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri 17- vjeçari G.P.

Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë pikasur kufomën, pasi kanë dëgjuar krismën e armës.

Adoleshenti pasi kishte ngrënë darkë në shtëpi, kishte marrë bukë për të vëllanë dhe kishte shkuar në stanin ku ruanin bagëtitë.

Vëllanë nuk e ka gjetur, pasi kishte shkuar tek disa stane të tjerë ku bashkëfshatarët kullosnin dhentë.

Teksa ka qenë vetëm ai ka shkrepur armën në pjesën e gushës, duke bërë që goditja të rezultojë fatale.

Efektivët e policisë dhe ekspertët mjeko- ligjorë konstatuan trupin e pajetë të të riut nga fshati Grykë- Nokë njësia administrative Arras, duke konstatuar se ishte vetëvrarë me plumb pushke.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa uniformat blu po hetojnë për zbardhjen e saj, duke marrë në pyetje familjarë e shokë të të riut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here