Ruçi-Bedri Hoxhës: Me kë po flet ti, zotëri i ke buzët me qumësht

0
147

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi akuzoi opozitën se po hedh mjegullnaja e tullumbace në Kuvend, për të mos miratuar reformën në drejtësi.   Sipas Ruçit, vetëm kjo opozitë nuk mund të përgjërohet për shtet, duke kujtuar ngjarjet e viteve ’97, ’98, Gërdecin dhe 21 Janarin.   Por teksa përmendi këto ngjarje, deputeti demokrat Bedri Hoxha i kujtoi Ruçit ngjarjet e 2 prillit 1991.   Në këtë moment kreu i grupit të PS-së iu drejtua demokratit Hoxha me fjalët: “Zotëri i ke buzët me qumësht ti për të zënë në gojë 2 prillin. Mua që më shikon këtu kam shkuar 30 herë në gjykatë. Kurse ky i 21 Janarit tënd, apo Gërdecit tënd apo ky i Rrugës së Kombit nuk kanë shkuar asnjëherë në gjykatë. Eshtë një det i tërë që na ndan. Me kë po flet ti? Prandaj i ke buzët me qumësht kur flet”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here