Kush janë dy të “fortët” që shantazhonin biznesmenët (FOTO)

0
143

Zbulohen fotot e dy gjobvënësve që u arrestun sot nga Policia e Tiranës. Ata janë shtetasit Sadik Dinga, 27 vjeç banues në Durrës, i cili rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Fallsifikim monedhash”.

Në pranga ra gjithashtu shtetasi Ervis Alla, 29 vjeç, banues në Krujë, pronar i mobileri “Vllaznia”.Arrestimi i tyre u krye pasi u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në momentin që këta shtetas po përgatiteshin të merrnin shumën e 50 milion lekëve nga shtetasi I. A., 59 vjeç, biznesmen (shoqeri transporti nderkombetar mallrash), i shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie më datë 28.04.2016.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë kësaj periudhe ndjekur me metoda speciale të hetimit ka rezultuar se këta shtetas dyshohen të jenë dhe autorë te ngjarjeve për veprën penale “Shtrengimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”:

Ndaj shtetasit B. K., 60 vjeç, biznesmen në dhenie me qera ambjentesh ku i është kërkuar shuma e 50 milion lekëve – Ndaj shtetasit A.L., (biznesmen mobilier) ndodhur në qytetin e Durrësit ku i është kërkuar me anë të kanosjes shuma e 30 milion lekëve në muajin Prill 2016.

sadik-dinga1 sadik-dinga2 ervis-alla ervis-alla2 ervis-alla3

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here