Blushi: Rama totalisht i pa aftë, po keq qeveris Shqipërinë

0
162

Ben Blushi akuzon Edi Ramën se me paaftësinë e tij po keq qeverisë Shqipërinë. Nga foltorja e Kuvendit Ben Blushi duke e quajtur Ramën “totalisht të paaftë” tha se po konkuron me Sali Berishën se kush ka shkatërruar më shumë Shqipërinë.

” Edi Rama është i paaftë për ta qeverisur po e administron shumë keq qeverinë. 4 orë foli kryetari i Rilindjes, 4 herë të tjera ish kryetar i lindjes (Berisha). Nga lindja na kanë ardhur dhe këto, dhe represioni brenda partisë. E vetmja gjë që Edi Rama po bën në tre vjet po lyen me bojë gërmadhën e Sali Berishës. Lyeje si të duash. Po të duash bëje strehë si në kryeministri por gërmadhë mbetet. Konkuron e djeshma me të pardjeshmen. Ndërkombëtarët po na bëjnë qesharakë. Këta dy (Rama- Berisha) konkurojnë me njëri tjetrin: Kush ka shkaktuar më shumë papunësi apo ka hequr më shumë njerëz nga puna, kush ka marrë më shumë borxh publik. Kush e ka rrënuar më shumë ekonominë dhe kanë shkaktuar më shumë padrejtësi. Ka ardhur koha ta themi pa hezitim, është konkurencë. E dëgjova sot foli për tre pika

Fakti që po vijnë kinezët në Shqipëri është shumë mirë. Shumë mirë është por pyetja është pse ikin gjermanët e kanadezët? Pse ikën një kompani kanadeze dhe një kompani gjermane nga aeroporti?

Rama është totalisht i paaftë. Nuk matet me metrin e të ardhmes por me të djeshmen. Bën konkurencë me Saliun.Flet për ligjin e pronave. Kam një pyetje. Pse merr lekët e mia kur mund ti kompensosh fizikisht? Fatkeqsisht kemi rënë në dorën e njeriut të paaftë. Shqipëria po shkon më keq me konkurencën mes kryetarit të lindjes dhe kryetarit të rilindjes

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here