Plas sherri, grushte e shkelma në mes të autostradës Tiranë-Durrës, shkak gërvishtja e makinës (Video)

0
161

https://youtu.be/y7v_NhB_Bzk

Disa persona të cilët udhëtonin me automjete në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur. Menjëherë ata kanë ndaluar mjetet që kanë pësuar gërvishtje dhe kanë nisur të debatojnë. Por debati ka degjeneruar deri në përplasje fizike, dhe djemtë e rinj nisin të përleshen me njëri-tjetrin me grushte e shkelma.

Videoja u publikua nga “Balkanweb” dhe personi që e ka filmuar shprehet se skena ka qenë e tmerrshme.

“Nuk e dimë nëse policia ndërhyri, sesi e zgjidhën çështjen e gërvishtjes së makinave, por duket se çunat e kishin marrë në dorë vetë situatën dhe nuk pritën t’i jepte zgjidhje uniforma blu”, thotë ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here