Denoncim/Në 15 ditë, 6 persona me HIV në QSUT kanë humbur jetën nga mungesa e ilaceve

0
159

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë Albana Vokshi ka ngritur sot në mbledhjen e këtij Komisioni akuza tronditëse.

Në bazë të informacioneve të saj, Vokshi pretendon se në harkun kohor të 15 ditëve, 6 pacientë me HIV në një stad të avancuar në shërbimin e Infektivit në QSUT kanë gjetur vdekjen si pasojë e mungesës së barnave.

Vokshi në mbledhje:“Nga denoncimet e qytetarëve dhe në media ka informacione se në 15 dite kanë humbur jetën 6 persona që ishin me HIV në stad të avancuar, por kanë ndërruar jetë për shkak të mungesës së medikamenteve”.

Mbi këtë çështje të ngritur, kreu i Shëndetësisë Ilir Beqaj i thirrur në Komision ka kërkuar kohë që konfirmojë informacionin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here