Itali/ Arrestohet 23-vjeçari shqiptar, plagos me thikë bashkëmoshatarin nga xhelozia për një vajzë

0
163

Një shqiptar 23-vjeçar u arrestua nga policia italiane me akuzën e vrasjes në tentative. Sipas mediave italiane gjatë ditë së djeshme ai ka plagosur rëndë me thikë një të ri 21-vjeçar i cili raportohet se është nga Evropa Lindore. Mediat italiane nuk bëjnë të ditur emrin e asnjërit prej tyre, por thonë se shkak për përleshjen mes tyre është xhelozia për një vajzë.

Ngjarja ka ndodhur në Piacenza të Italisë. Shqiptari e ka goditur disa herë me thikë në bark të riun, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital ku i është nënshtruar një operacioni. Pasi e ka qëlluar me thikë, shqiptari e ka lënë atë në mes të rrugës dhe është larguar për në shtëpi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here