Itali/ Arrestohet 50-vjeçari shqiptar, tentoi të abuzonte seksualisht me bashkëshorten

0
124
Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane në Bari, i akuzuar se tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me gruan e tij, dhe dhunë në familje.

50-vjeçari me nënshtetësi italiane, i martuar me një shqiptare dhe me dy fëmijë, pasi përfundoi turnin e natës u kthye në shtëpi dhe nisi të “ngacmonte” gruan e tij, me të cilën raportet janë të tendosura prej vitesh.

Gruaja, e lodhur nga grindjet e vazhdueshme, vendosi të refuzojë.

Pas kësaj, burri iu vërsul bashkëshortes dhe nisi ta kafshojë e ta godasë me shuplaka dhe grushte në fytyrë. Më pas, tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Zhurmat që përhapeshin nga banesa e shqiptarëve, shqetësuan fqinjët, të cilët lajmëruar policinë. Kështu 50-vjeçari u arrestua.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here