Tiranë/ Arrestohet 29 – vjeçari , akuzohet për një sërë vjedhjesh

0
153

Një person është arrestuar nga policia pasi akuzohet për vjedhje. Komisariati Nr.5 në kryeqytet ka arrestuar Petrit Arucin, 29-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi dyshohet se më datë 03.05.2016, ka vjedhur banesat e shtetasve  A. H. dhe Sh.Sh.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur një sasi sendesh të vjedhura në banesat e shtetasve të mësipërm, si dhe në ngjarje të tjera të ndodhura në zonën e Kamzës.

Sipas policisë sendet e gjetura dhe të sekuestruara në cilësinë e provës materialejanë:

Një trapan

Tre pompa uji zhytese

Një monitor Kompjuteri

Një sharë druri elektrike

Një gjenerator

Një matrapik

Një kuti metalike me çelësa, të llojëve të ndryshme

Disa rrokelë me tel elektrik me ngjyra të ndryshm

Policia ka dokumentuar gjithashtu edhe disa vjedhje të tjera të kryera më parë nga Petrit Aruci:

Vjedhje e mbetur në tentative e banesës së shtetasit Sh. Sh., ngjarje e ndodhur më datë 13.01.2015.

Vjedhje e banesës së shtetasit N. S., ngjarje e ndodhur më datë 24.01.2016.

Vjedhje banese e shtetasit A. C., ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2015.

Vjedhje e lokalit të shtetasit N. Z., ngjarje e ndodhur më datë 13.02.2016.

Vjedhje e banesës së shtetasit K. M., ngjarje e ndodhur më datë 28.02.2016.

Vjedhje e banesës së shtetasit Sh. L., ngjarje e ndodhur më datë 11.04.2016.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here