Një tjetër rast prostitucioni te “Rruga e Kavajës”, arrestohen dy femra

0
167

Dy femra janë vënë në pranga dhe një e tretë është nën hetim. Ky është rezultatit i një operacioni antiprostitucion i zhvilluar në Tiranë në zonën e rrugës së Kavajës. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit thanë se është bërë arrestimi i dy femrave me inicialet, Z. M., 61 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe F. Ç, 40 vjeçe, banuese në Tiranë.   Gjithashtu, iu referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tirane në gjendje të lirë për shtetasen V. B, 47 vjeç, banuese në Tiranë.   61-vjeçarja me inicialet Z. M., në lokalin e saj në rrugën e “Kavajës”, kishte punësuar si kameriere dy gratë me inicialet V. B., dhe F. Ç., dhe i shfrytëzonte për prostitucion duke i siguruar klientë të ndryshëm dhe merrte pagesë nga këta të fundit për këtë veprim të kundërligjshëm.   Kjo grua kishte vënë në dispozicion lokalin e saj për ushtrimin e prostitucionit nga dy të punësuarat.   Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Prostitucionit”, “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here