Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës/ Në vendkalimet kufitare mungojnë ekspertët e njohjes së kësaj fushe

0
360

Ikonat-e-sekuestruara-2 maxresdefault

 

Vendi ynë kryesisht, nuk evidentohet si një vend destinacioni për pasuritë kulturore të luajtshme, por më tepër një vend origjine, me destinacion tregun e jashtëm.

 

Sejrie Baleta

 

 

Shqipëria është një vend me trashëgimi kulturore, në fushën e arkeologjisë, objekteve me interes paleontologjik, prehistorik, numizmatik, etnografik, të qytetërimit antik e mesjetar, dorëshkrimeve, kodikëve, mbishkrimeve, qyteteve muze, parqeve, objekteve të kultit, vepra të arteve pamore etj. Situata e trafikimit të veprave të artit e kulturës gjatë viteve të fundit, paraqitet shqetësuese dhe madje është një shqetësim i vërtetë Trafiku i paligjshëm i trashëgimisë kulturore është një nga format e krimit transnacional që ndikon jo vetëm në kulturën, por edhe në ekonominë e vendeve të origjinës, transitit dhe atyre të destinacionit përfundimtar. Qeveria shqiptare, në programin e saj ka parashikuar si një nga prioritetet e punës, luftën kundër krimit të organizuar, ku përfshihet edhe lufta kundër trafikimit të pasurive kulturore të luajtshme. Në shprehje të vullnetit për të luftuar veprimtarinë kriminale ndaj pasurive kulturore të luajtshme, Policia e Shtetit ndërmori iniciativën për hartimin e Planit Kombëtar të Qëllimi i planveprimit kombëtar është harmonizimi i përpjekjeve të institucioneve përgjegjëse, rritja e bashkëpunimit ndërmjet tyre dhe njëkohësisht adaptimi i mjeteve e metodave ligjore më efikase, nga të gjitha institucionet kombëtare përgjegjëse, në luftën kundër vjedhjes e trafikimit të pasurive kulturore të luajtshme.

Shqipëria vend origjine

Shqipëria ka zbatuar një sërë politikash dhe strategji të përshtatshme gjatë viteve të fundit, të cilat janë vlerësuar edhe nga raportet ndërkombëtare. Fenomeni i trafikimit të veprave të artit e të kulturës, nuk është problem vetëm i Shqipërisë, por një problem ndërkombëtar me përmasa për të gjithë botën. Në trafikun ndërkombëtar të pasurive kulturore të luajtshme ekzistojnë njëkohësisht vendet e origjinës, vendet ku këto objekte kalojnë transit dhe vendet me destinacion tregu. Vendi ynë kryesisht, nuk evidentohet si një vend destinacioni për pasuritë kulturore të luajtshme, por më tepër një vend origjine, me destinacion tregun e jashtëm. Numri i objekteve të trashëgimisë sonë kulturore, të trafikuara jashtë shtetit është i madh, referuar faktit të vjedhjes së tyre në të kaluarën (referencë vitet 90 e këtej) apo kërkesës së tregut të jashtëm për këto objekte. Gjithashtu, është i njohur fakti i gërmimeve të paligjshme nëpër qendrat arkeologjike historike apo kërkimeve nënujore, të kryera nga shtetas shqiptarë apo të huaj, të cilët kanë për qëllim, gjetjen, përvetësimin dhe trafikimin e pasurive kulturore të luajtshme jashtë shtetit. Ndërkohë, ka të dhëna për ndërtime të reja, me ose pa leje nga organet kompetente mbi objekte apo banesa monument kulture apo me vlera për trashëgiminë kulturore. Për parandalimin e goditjen e rasteve të tilla është rritur bashkëpunimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse dhe është forcuar kontrolli në territor nga strukturat e policisë. Gjithashtu, janë evidentuar raste të vjedhjes së ikonave (ikonostaseve) nëpër kisha, kryesisht në rajonin juglindor dhe jugperëndimor të Shqipërisë me qëllim trafikimin e tyre jashtë vendit. Ruajtja e objekteve apo vendeve ku ekspozohen e depozitohen vlera të trashëgimisë kulturore, është një problem që lë hapësira për abuzime nga elemente me prirje kriminale në drejtim të kërkimeve të paligjshme, përvetësimit, vjedhjes së pasurive kulturore të luajtshme. Lufta kundër vjedhjes dhe trafikimit të pasurive kulturore të luajtshme, për Policinë e Shtetit përbën një ndër angazhimet e saj, në kuadrin e përgjithshëm të luftës kundër krimit të organizuar. Nga hetimi i rasteve dhe informacionet e grumbulluara, rezulton se pasuritë kulturore të luajtshme të vjedhura apo të përvetësuara në rrugë të paligjshme në Shqipëri, trafikohen jashtë vendit si nëpërmjet pikave të kalimit kufitar apo edhe jashtë tyre.

Si trafikohen pasuritë e luajtshme

Kalimi nëpërmjet vendkalimeve kufitare është i mundshëm, kryesisht për shkak të mungesës së eksperiencës dhe njohurive të pamjaftueshme në fushën e pasurive kulturore të paluajtshme, të autoriteteve përgjegjëse në pikat e kalimit kufitar (si dogana apo policia kufitare), kamuflimit të tyre në mjete të rënda me mallra apo anije transporti, falsifikimit të dokumentacionit shoqërues, përmasat e vogla të objekteve që trafikohen etj. Shqipëria ka vlerësuar rekomandimet e Komisionit Evropian pasqyruar në Raportet e Progresit për Shqipërinë dhe do të vazhdojë të përforcojë masat e ndërmarra për luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht do të sigurojë implementimin e masave të ndërmarra në luftën kundër, trafiqeve të paligjshme. Është forcuar bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë nëpërmjet shkëmbimit të informacionit dhe pjesëmarrjes në operacionet e përbashkëta. Në funksion të zgjerimit të bashkë- punimit ndërkombëtar kundër krimit të organizuar janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi dy- e shumëpalëshe me vende dhe organizata rajonale e ndërkombëtare. Instalimi i linjave të sigurta të komunikimit ka sjellë rritje të ndjeshme të shkëmbimit të informacionit me EUROPOL, zyrat ndërlidhëse të vendeve të Bashkimit Evropian dhe ato të palëve të treta, të atashuara pranë këtij organizmi. Në saje të koordinimit të mirë të strukturave përgjegjëse për parandalimin e goditjen e trafikimit të veprave të artit e të kulturës, rritjes së kapaciteteve profesionale të efektivave, rritjes sasiore e cilësore të hetimeve praprake me metoda speciale të hetimit, për periudhën 2013–2015, janë evidentuar 22 vepra penale, “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, me 29 autorë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here